Lajme Ballkan

Reagon Vuçiqi për protestën kundër zgjedhjeve

Aleksandar Vuçiq - President i Serbisë
Aleksandar Vuçiq - President i Serbisë

Qytetarët serbë po protestojnë kundër mashtrimit industrial në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Disa nga ta sonte tentuan që edhe dhunshëm të hyjnë në kuvend.

Ata po kërkojnë anulimin e këtij procesi dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Lexo edhe:
Serbia në kaos, protestuesit shpërthejnë dyert e Bashkisë së Beogradit

Kjo protestë po organizohet nga opozita serbe.

E me këtë rast ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq shtoi se çdoherë është në vendin e tij të punës.

Ai tha se është gjithmonë gati për ta mbrojtur stabilitetin e vendit.

“Është e rëndësishme që të ruajmë paqen, të arrestojmë dhunuesit dhe të sigurojmë një të ardhme për fëmijët tanë”, tha Vuçiq.

Rreth procesit zgjedhor atje kishin reaguar edhe shtetet dhe organizatat ndërkombëtare.

/Shqip.com