Lajme

Reagon von Cramon ndaj deklaratës së Prindon Sadriut: Në Kosovë po bëhet fushatë denigruese kundër gazetarëve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaratën e Prindon Sadriut e ka cilësuar si fushatë denigruese që po u bëhet kundër gazetarëve.

Cramon thotë se liria e gazetarëve për tu shprehur është sinonim i demokracisë në vend.

“Liria e medias është një nga tri shtyllat bazike të demokracisë dhe gazetarët duhet ta kenë lirinë që ta shprehin veten pa kurrfarë frike”, është shprehur ajo”, ka shkruar Cramon në Twitter.

“Jam duke monitoruar nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë, për t’i kuptuar ngjarjet e fundit”.

Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu.

“Kosova ka shërbyer si një shembull i mjedisit pluralist ku do të dëshironim që të shihnim që standardet e shprehjes së mendimit të mbesin të mbështetura dhe gazetarët të mbrohen nga presioni politik”, shkruan më tej raportuesja për Kosovë në PE, Viola von Cramon.

Prindon Sadriu i cili është bashkëshort i presidentes, Vjosa Osmani, më 8 shkurt kishte publikuar një status në Facebook, ku mediat i ka quajtur “Ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu, të martën vonë të cilin publikim, më pas e ka fshirë./Shqip.com