Rozë

Reagon tekstshkruesi i njohur: Ronela me atë këngë të keqe e pa shije

Ronela Hajati

Tekstshkruesi i njohur, Kreshnik Avdiu, së fundmi ka reaguar rreth këngës së Ronela Hajatit.

Kjo e fundit ka fituar festivalin e RTSH-së, ndërsa do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka thënë se kënga “Sekret” është pa shije dhe shumë shume e keqe.

Postimi i plotë i Avdiut (pa ndërhyrje):

“Çfarë niveli ka Eurovision-i, edhe ajo farë Ronela me atë këngën e keqe e pa shije, SEKRET, e fiton atë festival koti!

Nëse një këngë m’ka ba me vjellë, si tekstualisht, si muzikalisht, si interpretim dhe si produksion është kjo këngë koti! Kurrë diçka më të shpifur nuk kam rastisur të dëgjoj! “Këngë” komplet palidhje, pa strukturë, sikur me ba hajgare, sikur me dasht me i thanë botës që ne shqiptarët jemi të ulët deri.

Çfarë Shqipërie, a?”. 

Sipas tij, kënga e këngëtares po e bën të vjellë sikur tekstualisht, e po ashtu edhe muzikalisht./SHQIP.com