Lajme

Reagon Tahiri: Veprimi i Pecit për selinë e AAK-së ishte provokim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në emisionin Frontal ka folur për hyrjen e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në selinë e AAK-së duke ia kthyer objektin institucionit që udhëheqë. Tahiri tha se kanë kontratë për objektin e paguajnë qira rreth 4 mijë e 300 euro.

“Të them të drejtën ka qenë një moment i habitshëm nga një ministër me përvoj politike për shkak se në një demokraci rolin e policit e inspektorit nuk e luan një ministër. Kontrata ka një afat të skadimit, ne i paguajm rreht 4.300 euro për katet që i përdorim” tha ai.

Tahiri tha se një veprim i tillë ishte provokim.

“Fillimisht na thonin a e keni pasur të uzurpuar, kemi pas kontratë legjitime. Të gjithë ishim në Zvicër kur ndodhi një gjë e tillë. Ne na ka hi në seli, një bashkëkryetar i një partie tjetër, një ministër i kësaj qeverie, një subjekti politik që ka 6 deputet. Ne donin ta mbyllnim këtë temë për shkak se ishte një provokim dhe ndoshta është hajër për AAK-në me dalë në një objekt tjetër e nuk po duam me e bo më të madhe” ka thënë Tahiri.

/Shqip.com