Lajme

Reagon Tahiri lidhur me koeficientin e pagave: Kjo qeveri ia ka kthyer shpinën qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar përmes llogarisë së tij në Facebook lidhur me gjetjen mënyrës për rritje të koeficientit të pagave.

Ai ka shkruar, në vend se të lëvizet çdo guri për gjetjen mënyrës për rritje të koeficientit, pra pagave, shumica parlamentare sot ikë nga seanca.

“Në vend se të lëvizet çdo guri për gjetjen mënyrës për rritje të koeficientit, pra pagave, shumica parlamentare sot ikë nga seanca, ikë nga përgjegjësia, ikë nga detyrimet para qytetarëve, ikë edhe nga debati. Kjo qeveri, kjo shumicë, i ka kthyer shpinën qytetarëve, shërbyesve civil, pensionistëve, prindërve”, ka shkruar Tahiri.

Në vazhdim, ai ka thënë se, nuk do të ndalemi në kërkimin e llogaridhënies për këtë sabotim dhe papërgjegjësi.

Reagimi i plotë:

Në vend se të lëvizet çdo guri për gjetjen mënyrës për rritje të koeficientit, pra pagave, shumica parlamentare sot ikë nga seanca, ikë nga përgjegjësia, ikë nga detyrimet para qytetarëve, ikë edhe nga debati. Kjo qeveri, kjo shumicë, i ka kthyer shpinën qytetarëve, shërbyesve civil, pensionistëve, prindërve.

Nuk do të ndalemi në kërkimin e llogaridhënies për këtë sabotim dhe papërgjegjësi. Qytetarët tanë duhët të jetojnë më mirë.

Qytetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë sjellje politike e cila përhapjen e mjerimit dhe nënshtrimit e ka në epiqendër të veprimit politik!

Kjo është rezoluta e propozuar:

1. KËRKON nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në ndarjet buxhetore për vitin 2024, të propozoj buxhetin e nevojshëm – ashtu që vlera e koeficientit të pagave nga 105 euro sa ishte në vitin 2023, për vitin e ri fiskal 2024 të ngritet në 129 euro, dhe të bëhen përgatitjet e nevojshme që ky koeficient të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2024.

/Shqip.com