Rozë

Reagon Shota ndaj deklaratës së Anës se tentoi t’ia rrah motrën

Ana ditë më parë ka deklaruar që Shota ka dashur ta rrah motrën e saj, Artën.

Kjo sipas saj ka ndodhur në një qendër estetikë ku ka edhe kamera..

“Shota ka bo skena, ka dashtë me rreh motrën time Artën. I ka thënë me bo me të ni unë ty që edhe një herë ma përmend emrin tem, a e din çka të bëj”.

Derisa, kësaj i ka reaguar Shota duke thënë se nuk është e vërtetë dhe se vetëm ka debatuar me të.

“Ka bo fushate kundër meje, unë skam dite kurgja, me erdh inati, edhe obligohet çdo njeri me i dal zot vetes. Se une nuk mundna me shku me puthe ne dy faqet, kemi debatu, ka përfunduar debati edhe kam ardhe ne prime”, tha Shota.

Ajo tha se nuk ka ndonjë problem më Anën dhe është keqkuptuar dhe kërkon pajtim me Anën, ku kjo e fundit tha se nuk pranon një gjë të tillë.

/Shqip.com