Rozë

Reagon shoqja e ngushtë e Kiarës pas deklaratës së Oltës

Situata në Big Brother është duke u tensionuar më tepër.

Kjo pasi gjatë ditës së djeshme ka pasur një konflikt në mes të Luizit dhe Oltës, ku ajo i përfshiti edhe Efin dhe Kiarën- të cilat janë në një grup me këngëtarin.

Pas kësaj ka reaguar shoqja e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani, ka reaguar pas deklaratave kërcënuese të Olta Gixharit, e cila tha se “di shumë gjëra për Kiarën.”

Liesa ka ndarë në Instastory postimin e “Iconstyle.al” për deklaratën e Oltës, krahas së cilit shkruan: “Çfarë di Olta që s’e dikam unë?”

“Big Brother VIP” është rikthyer te ofendimet, gjuha seksiste, bullizuese, ofenduese dhe kërcënuese.

Edhe pse u paralajmëruar se do humbisnin nga 2 mijë euro për secilin prej tyre, duket se VIP-at këtë vit janë në garë se kush ofendon më shumë dhe jo për 100 mijë euro.

/Shqip.com