Rozë

Reagon Ronela pasi Luizi rrëfeu sëmundjen në BBVA

Banori i Big Brother VIP Albania ka bërë një rrëfim prekës , ku ka treguar për sëmundjen e tij të rrallë, por nuk ka treguar se çka ka.

Video ku shihet ai duke i treguar Kiarës tashmë është bërë virale dhe ka marrë komente të shumta mbështetëse.

Për këtë pati një reagim nga këngëtarja Ronela Hajati, e cila thotë se e njeh këngëtarin që 13 vjet që kur ishin në “Ethet e së premtes”.

“Më thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë të Ethet) të shërohet sa më shpejt. U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, ka shkruar Ronela në Instgram.

/Shqip.com