Rozë

Reagon reperi Gjiko pas akuzave se ka dhunuar një të mitur

Pas dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë, kanë reaguar edhe shumë fytyra publike.

Mirëpo emri i reperit Gjiko, ishte mjaft i përmendur duke u akuzuar si dhunues i një të miture.

E për këtë më në fund ka reaguar edhe vetë reperi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Gjiko e mohoi përsëri këtë duke u shprehur edhe i irrituar nga vet akti.

“E kom cek ni here nuk e kom dhunu e as nuk e kom drogu kerkond e aq ma pak nje te mitur, ni burr i vërtet fol nihere edhe ska nevoj me rrejt! Per mu si me rrejt si me dhunu e njejta mbare osht”, u shpreh ai.

Tutje ai tha se mos reagimi deri tani ishte frika nga portalet e shqetësimit të familjarëve.