Lajme

Reagon QUINT-i: Kosova të koordinohet ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in

Vetura e djegur e Policisë së Kosovës

Shtetet e QUINT-it kanë dalë me deklaratë të përbashkët pas zhvillimeve në veri.

Ato kanë dënuar vendimin e Kosovës për hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes së tyre për përmbajtje.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in. Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan. Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse” thuhet në deklaratë”, thuhet në këtë reagim.

/Shqip.com