Lajme

Reagon Qeveria pas bojkotimit të konferencës nga gazetarët

Sot gjatë ditës, është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pas saj është paraparë edhe një konferencë për media.

Nga vonesa e shumtë e ministrave, gazetarët e bojkotuan atë dhe ndaj këtij veprimi ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se vonesat ishin të arsyeshme pasi që pas mbledhjes së Qeverisë ishte një takim i brendshëm i kabinetit qeveritar.

“Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht. Me gjithë konsideratën për punëtorët e mediave që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun”, shkroi Kryeziu në Facebook.

Tutje, Kryeziu tha se nuk pati konferencë për media sepse interesi i publikut nuk u vendos në rend të parë.

/Shqip.com