Sport Ndërkombëtar

Reagon Prishtina, pas shtyrjes së ndeshjes me Ballkanin

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit

Klubi i Prishtinës nuk është i kënaqur me shtyrjen e ndeshjes me Ballkanin.

Klubi i kryeqytetit e ka cilësuar si favorizim shtyrjen e kësaj ndeshje.

Sfida mes Ballkanit dhe Prishtinës, ishte paraparë që të zhvillohet më 30 tetor, por kjo ndeshje është shtyrë nga Komisioni i Garave i Albi Mall Superligës.

Kjo ka ndodhur pasi skuadra nga Suhareka ka do të luajë të enjten në kuadër të Conference League.

Shtyrja e ndeshjes Ballkani – Prishtina është ndërhyrje direkte në garë dhe favorizim i njërit ekip.

“Komisioni ka dhënë një arsyetim, se kinse Ballkani luan në mesjavë ndeshjen në Ligën e Konferencës ndaj Slavia Pragës. Shtyrja e takimit mes Ballkanit dhe ekipit tonë është ndërhyrje direkte në ndershmëri të garës dhe favorizim për ekipin suharekas. Ballkani të enjten do ta vazhdojë aventurën në Evropë, ndërsa suksesi i tyre do të na bëjë të gjithëve krenar, siç na ka bërë deri më tash, por FC Prishtina dhe klubet e tjera në Kosovë nuk e kanë luksin që të presin derisa skuadra suharekase të çlodhet për të zhvilluar një ndeshje derbi dhe të fortë siç kanë qenë ndeshjet në vitet e fundit me Prishtinën”, thuhet në njoftimin e Prishtinën.

Orari për zhvillimin e këtij takimi që i takon xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës nuk është caktuar ende.

/Shqip.com