Lajme

Reagon Presidenca e Kosovës pas raportimeve që Serbia ka pranuar armë nga Kina

Aeroplani

Blerim Vela, shef i Stafit të Presidencës së Kosovës, ka reaguar pas raportimeve se Serbia ka pranuar armatim nga Kina.

Vela ka shkruar me shumë shqetësim duke treguar se kjo është dita e dytë e dërgesave kineze në Serbi.

”Dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në Serbi: disa fluturake të PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yelloë River Group prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, ka shkruar ai në Twitter.

Në një artikull nga Associated Press, thuhet se aleati rus, Serbia mori dorëzimin e një sistemi të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion të mbuluar këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen në rajon.

Lexo edhe:
Associated Press: Kina bën dërgesë gjysmë sekrete të raketave në Serbi

Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, që thuhet se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Ministria e mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së AP për koment./Shqip.com