Rozë Ndërkombëtar

Reagon personi që përhapi lajmin për tradhtinë e Rihanna-s dhe ASAP Rocky, si qendron e vërteta

Rihanna dhe ASAP Rocky

Pas publikimit të lajmit të bujshëm për ndarjen e pretenduar të ASAP Rockyt dhe Rihannas pasuan shumë polemika.

Dyshohet se reperi e tradhtoi yllin e muzikën pop me stilisten e famshme të këpucëve, Amina Muaddi.

Amina ishte e para që doli dhe e konsideroi këtë lajm një gënjeshtër  që kishte për qëllim të dëmtonte drejtpërdrejt të gjitha palët e përfshira.

Së fundmi, Louis Pisano ka reaguar përmes një postimi në Twitter, duke u kërkuar falje palëve të përfshira.

“Përshëndetje të gjithëve,  unë do të doja të flisja mbi situatën. Mbrëmë mora një vendim idiot për të postuar në Twitter disa informacione që kisha marrë. Nuk do të flas për burimet, ose fajësoj të tjerët për një diskutim që nisi sepse në fund të ditës, unë e mora vendimin për të krijuar atë tweet. Isha une ai që shtypa dërgo dhe e vendosa emrin tim mbi të. Kështu, unë do të doja t’u kërkoja falje zyrtarisht të gjitha palëve të përfshira nga veprimet e mia dhe për postimet e mia të pamenduara. I pranoj plotësisht pasojat e veprimeve të mia mbi postimet dhe çdo dëm që ato shkaktuan. Nuk kam asnjë justifikim për këtë, kam qenë shumë i përfshirë në dramën e Twitter”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, dyshja thuhet që janë bashkë në pritje të fëmijut të parë./SHQIP.com