Rozë

Reagon Olti Curri pas historisë së sëmundjes së Luizit, hedh dyshime tek produksioni i “BBVA”

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi ka tronditur me rrëfimin e tij se po vuante nga një sëmundje.

Ndërkaq, më pas ai tha se nuk ka asnjë sëmundje, por kishte rrëfyer historinë e shokut të tij.

Ai u dërgua nga produksioni për të kryer analizat dhe pas dy ore rezultuan se ai ka shëndet të plotë.

Luizi

Pas kësaj, u hodhën dyshime të shumta drejt produksionit dhe në mesin e tyre ishte edhe Olti Curri.

Ai përmes një storje në ‘Instagram’, tha se analizat më të thjeshta marin kohë dy orë.

“Sa shpejtë dolën analizat. Një palë analiza SH**RE vonojnë dy orë. Apo ka qenë tampon COVID RAPID”.

/Shqip.com