Lajme

Reagon Molliqaj për vendimin e shtesave: Të gjithë njëjtë nuk është drejt

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, për shtesat e 100 eurove.

Molliqaj ka thënë se të gjithë njëjtë nuk është drejt.

“Një punëtor i sigurimit ose një shitës në një qendër tregtare paguhet 180-200 euro në muaj. Ata do t’i ndihmon njëjtë sikur menaxherët që marrin 1000 ose 1200 euro. Të gjithë nga 100 euro. Një student i Universitetit Amerikan që arrin ta paguajë 6000 euro vitin nuk mund të trajtohet njëjtë me një student nga Universiteti i Prishtinës që mezi e paguan konviktin e menzen. I pari i harxhon këto 100 euro për një natë, tjetri e paguan konviktin për 1 muaj”, ka shkruar Molliqaj.

Kreu i PSD-së, gjithashtu ka shkruar se as kriza nuk i prek të gjithë njëjtë, por as ndihma nuk na ndikon njëjtë. Trajtimi i njëjtë i njerëzve që janë në situata aq të ndryshme e rritë pabarazinë dhe ia humb efektin parave./Shqip.com