Lajme

Reagon Ministria e Tregtisë pas raportimeve për zhdukjen e 10 milion eurove

Ministria e Tregtisë pas raportimeve se njëri nga portalet në Kosovë ka publikuar një artikull ku në titullin e saj thuhet se në Ministrinë e Tregtisë zhduken 10 milion euro.

‘’Ju njoftojmë se lidhur me artikullin e publikuar në portalin Isajderi, me titullin “Skandali i madh i ministres Rozeta Hajdari; Zhduken rreth 10 milion euro te destinuara për rezervat shtetërore”, njoftojmë opinionin publik se përmbajtja e këtij artikulli është e pavërtetë’’ thuhet në reagimin e Ministrisë së Tregtisë.

Po ashtu është bërë e ditur se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar.

‘’Ministria e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar’’ thuhet më tutje në reagim

Po ashtu thuhet se me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022.

‘’Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuar për rezervën shtetërore’’ thuhet më tutje në reagim.

Raportime të pavërteta si kjo janë të dëmshme për sigurinë publike, andaj Ministria e Industrisë, Ndërmarrësiss dhe Tregtisë do të ndjekë rrugët ligjore thonë nga MTI./Shqip.com