Rozë

Reagon Labinot Tahiri: Përse jemi prapë në mbyllje?

Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar prapë për vendimet e Qeverisë në lidhje me masat anti-Covid.

Tahiri, ka kundërshtuar vendosjen e masave të reja kundër Covid-19, të vendosura dje nga Qeveria e Kosovës.

“A na sugjeronin që ti marrim vaksinat se më nuk ju mbyllin dhe kalon pandemia!”, ka reaguar Tahiri.

Sipas tij vendimi i Qeverisë nuk është i drejtë dhe është i palogjikshëm.

“Çfarë logjike ka këtu; ku qendrat tregtare janë hapur me nga 2000 persona në ditê dhe me plot qarkullim, ndërsa fitneset ku sporti i shëron njerëzit i kanë mshel  dhe po i mbajnë mbyllur”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Hey..!

A ka virus?

Ku jeni more , ku jeni fshehur😩

A jeni të vaksionuar me nga dy doza ? Po.

Përse jemi prap në mbyllje?

A na sygjeronin qê ti marrim vaksinat se më nuk ju mbyllin dhe kalon pandemia!

Çfarë logjike ka këtu; ku qendrat tregtare janë hapur me nga 2000 persona në ditê dhe me plot qarkullim, ndërsa fitneset ku sporti i shëron njerëzit i kanë mshel  dhe po i mbajnë mbyllur

😂Zoti ynê i madh!

Experta se jo mahii!

Heu BACA Kovid Biznesi  e pirolla të qoftë!

E di që disa me shajn, ama nuk ka dert.

Hallall u’a bëj , ama e them realitetin dhe me del kah shpirti çfardo që e them.

Ju lutem jetojeni jetën pa panikë, se më jemi mesuar ; ku mbas kësaj doze të tretë , vjen doza tjetër ma e nxeht..

Vaksina e 4-të, e 5-të e me radhë..!

Gjynah, janë berë si rexhisora të atij filmi legjendar; RAMBO 1-shi, 2-shi, 3-shi, e derisa të starton 5 G-ja në Kosovën Republikë😉 E PASTAJ VARFERIA!