Lajme

Reagon Kupina, kërkon nga Isa Mustafa ta ndryshojë kalendarin

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani

Këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Bekim Kupina i ka reaguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa pasi ky i fundit tha se me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin.

“Urime liberalizimi, urime Kosovë! Ky mesazh triumfalist urimi është dhënë më 4 maj 2016. Bashkë me mesazhin është postuar edhe një foto në të cilën shihet z.Isa Mustafa, që me dorën në maus dhe koncentrimin me sytë katër, të bëhej sikur lajmin për liberalizim do ta pranonte me një klikim.Z.Mustafa, ju fatkeqësisht uruat para kohës. Ju fatkeqësisht ushqyet shpresën e rreme për qytetarët e këtij vendi, sërish para kohe” ka shkruar Kupina.

Sipas Kupinës, Osamani si asnjëherë më parë në historinë politike të Kosovës, qartë dhe prerazi tha: Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën evropianë të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave.

Ai ka kërkuar nga Mustafa të ndryshojë edhe kalendarin.

“Mbase për ju z.Mustafa, urimi për liberalizimin më 2014 ende është valid! Apo, shpresoj ta keni ndërruar kalendarin” ka thënë më tutje Kupina.

Sot jemi këtu, pa e ngjallur shpresën e rreme, pa justifikime për kritere shtesë apo formulime të tilla ka shtuar Kupina./Shqip.com