Lajme Botë

Reagon Kremlini: Nuk njohim juridiksionin e GJNP!

Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov. Foto: Reuters
Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov. Foto: Reuters

Pas lajmit se Gjykata Penale Evropiane ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, për krime lufte në Ukrainë, ka reaguar Kremlini.

Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov, e quajti urdhër-arrestin, një akt të egër dhe të papranueshëm, ndërsa shtoi se Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Lexo edhe:
Gjykata e Hagës lëshon urdhër arrest ndaj Putinit

“Çdo vendim i gjykatës ishte i pavlefshëm në lidhje me Rusinë”, ka thënë Peskov.

Ndërsa në lidhje me pyetjen nëse Putin kishte frikë të udhëtonte tashmë në vende që e njohin juridiksionin e Gjykatës së Hagës, Peskov zgjodhi të mos japë detaje.

“Nuk kam asgjë për të shtuar për këtë temë. Kjo është gjithçka që duam të themi”, ka thënë ai.

/Shqip.com