Lajme

Reagon kompania e autobusit që u aksidentua në Bullgari: Jemi në bashkëpunim me organet kompetente

Foto nga aksidenti tragjik në Bullgari

“Besa Trans”, kompania e autobusit i cili u aksidentua këtë të martë në Bullgari, ka reaguar për herë të parë pas rastit tragjik, duke thënë se është në bashkëpunim me organet kompetente në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut për të zbuluiar sa më parë hetimet.

Lexo edhe:
BBC raporton për aksidentin tragjik në Bullgari

Nga kjo kompani përmes një telegram ngushëllimi, ka thënë se ky rast është “një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin pasagjerët tanë dhe stafin e agjensionit Besa Trans në Shkup”.

“Zoti qoftë me ju dhe familjet e viktimave, për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat t’i shpërblej me parajsë. Qofshim nën mbrojte të Zotit”, thuhet në telegram.

46 persona, të gjithë shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën nga tragjedia në Bullgari. Prej tyre 12 ishin fëmijë.

Ata ishin duke u kthyer nga Turqia për në vendlindje; Maqedoni të Veriut.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Vlen të theksohet se në aksident nuk ishin të përfshirë automjete të tjera./SHQIP.com