Rozë

Reagon Klea Huta pasi produksioni e ‘përmendi’ në avantazhin e Kiarës

Kiarës iu dha mundësia që të lexonte se çfarë kishin shkruar portalet për të, por çuditërisht, nga produksioni u zgjodhën vetëm ato negative.

Me avantazhin që kishte Kiara u përmend edhe shoqja e saj, Klea Huta e cila edhe reagoi lidhur me këtë.

“Përmbledhje e shëmtuar dhe cinike, Kiara kjo duhej të ishte avantazh për ty, port ë erdhi si rrufe në qiell të hapur.  Ku janë titujt pozitiv dhe mbështetës që kanë bërë për ty të gjithë”, shkroi Klea.

Madje, ajo thotë se kjo gjë është përdorur si cyber Bullying ndaj Kiarës.

“Pashë vetën në atë përmbledhje dhe të gjithë e dini se s’ka lidhje fare me përmbledhjen që tu transmetua dhe pastaj të bëjnë  moral se duhet të vazhdosh përpara. Por asgjë nuk bën vetëm sa ushqyen Cyber Bullying ndaj teje. A sa bukur a”. përfundoi Klea.

/Shqip.com