Rozë

Reagon Gjiko, pasi u akuzua se ka përdhunuar një të mitur

Reperi, Gjiko,

Reperi i njohur kosovar Asdren Gjikolli, së fundmi është përfolur në media si i akuzuar për dhunimin e një të miture.

Gjiko, është akuzuar se ka dhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015.

Ai ka pranuar një denoncim ku thuhet se reperi ka mashtruar dhe përdhunuar një 15 vjeçare.

Sipas aktakuzës reperi i ka premtuar të miturës se do ta bëj këngëtare dhe do ta angazhonte në videoklipe, gjithashtu se reperi e ka marrë të miturën në shtëpinë e tij, ku edhe i ka dhënë substanca narkotike.

Më pas ai ka abuzuar seksualisht mbi të miturën.

E pas gjithë këtyre akuzave, Gjiko ka vendosur të thyejë heshtjen.

Ai ka reaguar dhe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, ku edhe i ka quajtur të pavërteta të sajuara.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar “, ka shkruar Gjiko.

Sipas tij ai nuk ka dhunuar askënd e lëre më një vajzë 15 vjeçare.

Reperi gjithashtu ka treguar se ka përgatitur dy paditë e para, dhe thotë se drejtësia do të vihet në pah.

Përtej kësaj ai ka treguar se familja e tij janë në rregull dhe gjithashtu ai ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan afër në këtë situatë.