Lajme

Reagon Gërvalla, publikon fjalimin duke mbrojtur UÇK-në në Këshill të Sigurimit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas kritikave të fundit që mori kur nuk përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në një status të saj për përvjetorin e çlirimit të Kosovës.

Gërvalla në Facebook ka shpërndarë një pjesë të videos ku është duke folur në Këshill të Sigurimit të OKB-së për misionin e UNMIK-ut, ku përballë kishte ministrin e jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, dhe përfaqësues rus.

Baskangjitur më këtë video, Gërvalla ka shkruar edhe disa fjalë.

“Kontributi im në një debat të përsëritur dhe tendencioz.  E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit”, shkroi ajo.

Mospërmendja e UÇK-së në statusin e saj ka nxitur shumë reagime./Shqip.com