Lajme

Reagon Gashi pas vendimit për pronat e Manastrit / Mashtrimeve të Kurtit me kauza të rrejshme po ju vjen fundi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka thënë se i kanë thënë Agjencionit Kadastral që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në paraditen e 13 marsit, kryeministri ka thënë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Pas këtij vendimi ka reaguar Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Mashtrimeve të Albin Kurtit me kauza të rrejshme tashmë po ju vjen fundi”, ka shkruar Gashi.

/Shqip.com