Sport Shqiptar

Reagon Ferizaj pas rënies nga Superliga

FOTO: FC Ferizaj
FOTO: FC Ferizaj

Ferizaj nuk ia doli të qëndrojë më shumë se një sezon në Sueperligën e Kosovës në futboll.

“Ujqit” pësuan humbje sot nga Liria në ndeshjen e barazhit, me prizrenasit që siguruan rikthimin në elitë pas katër vjetësh.

Liria këtë ndeshje e fitoi pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3:0.

Pas kësaj ndeshje ka reaguar edhe Ferizaj përmes faqes zyrtare.

Klubi ferizajas ka falënderuar ata që i qëndruan afër.

Postimi nga FC Ferizaj:

FC Ferizaj 0 – 0 FC Liria (0-3 pen.)

Faleminderit që na qëndruat afër.

Shihemi në ditë më të mira.

/Shqip.com