Sport Shqiptar

Reagon edhe Behgjet Pacolli rreth deklaratave të Zana Avdiut: Serbia po hetohet, po shihet se Graniti nuk është rrugaç

Postimi i analistes dhe aktivistes Zana Avdiu vazhdon që të jetë aktual nëpër Kosovë.

Avdiu e kishte kritikuar gjestin e futbollistit kosovar, që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, ku në minutat e fundit ai kap “organin gjenital të tij” dhe ia drejton bankinës serbe, derisa e kishte quajtur “gjest prej rrugaçi”.

Kjo ka nxitur reagime të ndryshme nëpër rrjetet sociale, madje edhe të vetë babait të Granitit, Ragip Xhaka.

I fundit që ka reaguar është ish Presidenti i Kosovës dhe biznesmeni, Behxhet Pacolli, i cili ka thënë se “siç po shifet Graniti nuk është rrugaç”.

“Siç po shifet Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve. Ai ka bërë dhe po bën maksimumin që dikush jep për kombin e vetë në rend të parë dhe për shtetin që atij i besoj dhe e përvetësoj me krenari si qytetar të saj. Rrofsh sa malët Granit Xhaka, ti je dhe mbetesh nderi i kombit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Pacolli, përcjell Shqip.com.

Deklarata e Zana Avdiut ka bërë jehonë edhe në mediat serbe.

/Shqip.com