Rozë

Reagon Don Xhoni: Nuk duhet të bie në atë nivel një artist si Sinan Vllasaliu

Pasi këngëtari i njohur për publikun shqiptar, Sinan Vllasaliu, në një intervistë kishte folur për reperët kosovarë, duke i kritikuar.

Disa prej tyre kanë reaguar në lidhje me këtë.

Ndër ta ishte edhe reperi Don Xhon, i cili në një live në instagram tha se Vllasaliu duhet të ketë kujdes dhe ta kontrollon veten kur flet.

“Zotëri Sinanit i them kujdes me hundën se ti e mbyt hundën, kontrollo veten, kqyr pak çka po fol se nuk duhet me fol palidhje, i nderuar koleg se i ke do vjet, duhet të bëhesh gjysh, duhet t’i gëzosh nipat e të iu flasësh për histori dhe për muzikë e jo të filozofosh”, ka thënë ai.

Tutje ai tha, se është rritur me muzikën e tij dhe se sipas tij, nuk duhet të bie në atë nivel një artist si Sinan Vllasaliu.