Rozë

Reagon Dea pasi Luizi e përmendi në koncert: Kam faj që nuk të padita kur më kërcënove

Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër ka ngjallur shumë reagime.

Njëjtë ka vepruar edhe Dea, teksa ka thënë se “Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë”.

Duke e ka quajtur Luizin të pangopur me famë dhe vëmendje, si dhe i ka kujtuar momentin kur Luizi e ka kërcënuar në BBVA për nominime.

“S’ke faj ti, kam faj unë që s’të padita për kërcënimin që më bëre që në atë moment kur e bëre. Kur premtove që do më zhgarravisje dhe do më krijoje kujtimet më të këqija, për një nominim në një lojë. Do kishe dalë nga shtëpia që atë ditë i shoqëruar nga policia”, ka shkruar Dea.

Tutje, ajo tha “Një herë të fundit mos e përmend më familjen time. Arrite majën, ke statusin si fitues i një populli mos u bëj i turpshëm”.

/Shqip.com