Lajme

Reagon BQK-ja, thotë së rastet në AKK janë të sajuara

Banka Qendrore e Kosovës

Banka Qendrore e Kosovës ka reaguar në lidhje me disa raportime se një letër anonime është dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit lidhur me qeverisjen e BQK-së.

‘’BQK-ja në vijimësi është qeverisur duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit, transparencës dhe llogaridhënies’’ thuhet fillimisht në reagimin e BQK-së

Sipas BQK-së, çështjet e përmendura në këtë letër kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të BQK-së.

 ‘’Çështjet e pretenduara në këtë letër kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të BQK-së dhe vënien e këtij institucioni nën presionin e palëve, të cilët mund të kenë për qëllim realizimin e interesave të ngushta përmes BQK-së’’ thuhet më tutje në reagimin e BQK-së

Tutje thuhet se çështjet e ngritura në këtë letër, BQK-ja veçse i ka sqaruar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe në media.

Sidoqoftë, BQK-ja ka ftuar të gjitha organet e zbatimit të ligjit, të cilat mund të jenë të interesuara të trajtojnë këto çështje të hetojnë dhe të zbardhin të vërtetën./Shqip.com