Rozë

Reagon Blero pasi iu keqpërdor Instagrami

Blero Muharremi doli nga Big Brother VIP Kosova 2 rreth një javë më parë.

Ai u largua me vetëdëshirë për të ruajtur shëndetin mendor, duke thënë se është gjëja me më rëndësi për të.

Gjatë kohës sa ishte brenda, duket të jetë keqpërdorur Instagrami i tij, ku edhe shpesh kishte pasur ankesa.

Postimi i plotë i Bleros:

“Përshëndetje të gjithëve

Dua të ju informoj sa i përket rrjeteve të mia sociale që gjatë kohës kur kam qenë në BB janë keqpërdorur dhe nuk janë mirëmbajtur siç duhet.

Tash janë në kontrollin tim dhe gjithçka është në rregull.

Faleminderit në mirëkuptim dhe faleminderit edhe një herë shumë për gjithë këtë suport që ma boni.

/Shqip.com