Lajme

Reagon bashkëshortja e Agonisit: Kjo vetëm drejtësi nuk është

Albesa Cacaj, bashkëshortja e Agonis Totaj ka thënë se vendimi i Gjykatës së Pejës, e cila e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, nuk është i drejtë dhe jo siç e kanë pritur.

Ajo ka thënë se dhimbjet janë duke u rritur dhe ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të jap dënim adekuat.

“Sot, gjykata dha verdiktin e saj për vrasjen e bashkëshortit tim, Agonis Tetaj. Kjo nuk është drejtësia të cilën e kemi pritur dhe shpresuar ne si familje! Ne presim nga Gjykata e Apelit që ta vendos drejtësinë duke dhënë dënimin adekuat, për vrasjen e bashkëshortit tim dhe babait të dy fëmijëve të mi, Lisit dhe Blinit. Për ne ditët janë të gjata e vitet e dhimbjes po rriten, tashmë kaluan 4 vite dhimbje e sfida nga më.

Kërkoj publikisht nga Prokuroria e Shtetit që të parashtroj ankesë në Gjykatën e Apelit, nga e cila presim që të vendos drejtësinë e merituar”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj  burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.

/Shqip.com