Lajme

Reagon babai i njërit nga të plagosurve; Nuk di kë ta fajësoj

Babai i njërit nga të plagosurve në ngjarjen e ndodhur në Shtërpcë ka thënë se i vjen keq që ka ndodhur ky incident.

“Është e vështirë. Në vend që të jemi të gjithë bashkë në shtëpi këtë ditë dhe këtë mbrëmje, ne jemi këtu në spital dhe jemi të shqetësuar për shëndetin dhe jetën e tyre”, u tha Zvonimir Stojanoviq gazetarëve.

“Më vjen shumë keq që ndodhi kjo. Nuk e di, nuk e di kë të fajësoj, por nuk shkon më kështu. Është vërtet e vështirë”, ka thënë tutje prindi i 21-vjeçarit të plagosur.

Nga ana tjetër, policia ka njoftuar se Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.

/Shqip.com