Rozë

Reagon ashpër Bledi ndaj Nitës: E mësova të ecë vetë në jetë

Gazetari Bledi Mane ka reaguar ashpër për këngëtaren nga Kosova, Nita Latifin.

Nita gjatë një interviste u shpreh se Bledi e kishte shfrytëzuar pas dasmës që ndodhi brenda Big Brother VIP Albania 2.

Ndërsa, gazetari përmes një postimi në Instagram u shpreh se kishte qenë ai që i kishte treguar “rrugën”, Nitës se si të luante në BBVA.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djath, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi vetën shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur përsëri në frigorifer”, është shprehur gazetari.

Ndërsa, Nita i ka komentuar duke i thënë se e ka respektuar kur të tjerët e “shkelën në fyt”.

“Ti hyre dhe të shkelën në fyt e s’të lan me leshu za, Nita të respektoi, të bëri të ndihesh faktor me zgjedhjen për lojën e dasmës, vetëm e vetëm pse i erdhi keq për ty, e ti kur dole e shfrytëzove respektin e Nitës për ca llajka e ca lajme ne portale, deri sa Nita ishte e mbyllun pa asnjë info. Bravo Bled Mane, vazhdo bjer edhe me poshtë se qe ke ra…”.

/Shqip.com