Lajme

Reagon Ambasada e SHBA-së në Tiranë pas dorëheqjes së Bashës

Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Nga Ambasada e Amerikës në Tiranë kanë thënë se meriton respekt vendimi i Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë.

“Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua”, thuhet në njoftim.

Ambasada e SHBA-së në Facebook janë shprehur se një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara”, thuhet ndër të tjera./Shqip.com