Kulturë

Reagon Albina Kelmendi: I treguam botës që jemi shumë shqiptarë

Albina and Familja Kelmendi of Albania perform during dress rehearsals for the second semi final at the Eurovision Song Contest in Liverpool, England, Wednesday, May 10, 2023. (AP Photo/Martin Meissner)

Këngëtarja nga Peja që ka përfaqësuar bashkë me familjen Shqipërinë në Eurovision, ka reaguar për herë të parë, pasi kënga e saj nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i 22-të.

Ajo ka thënë se mbështetja e popullit dhe të tjerëve i bëri fitues në misionin dhe qëllimet në prezantimin e tyre në evenimentin evropian.

“Pjesëmarrja jonë në Eurovision dhe kjo eksperiencë e familjës time është dhe do të mbetet ëndërr e realizuar në menyren më të mirë falë jush! Ne jemi të lumtur dhe krenarë që arritëm ta përfaqësojme Shqipërinë me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirtërore! Unë, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi jonë që punuam aq shumë pa kursyer asgjë nga vetja jonë, u shpërblye me mbështetjen e juaj, fillimisht duke na votuar që të shkojmë në finale dhe në fund i treguam botës që jemi shumë, jemi Shqiptarë dhe nuk ka çmim as privilegj që na shmangë nga kultura jonë”, ka shkruar Albina.

Ajo ka shtuar se fjalët janë të pakta për të falenderuar e vështirë të gjenden fjalët e duhuara për ta përshkruar gjithë dashurinë që kanë marrë këto ditë nga secili.

“Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kënduan shqip! Duajeni dhe respektoni njëri tjetrin, kjo është kultura jonë. Ju përulemi dhe ju falënderojmë për çdo gjë!”, ka përfunduar Albina Kelmendi.

/Shqip.com