Lajme

Abdixhiku pas publikmit të draft-statutit për Asociacion: Është shtet brenda shtetit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku ka reaguar pas publikimit të draft-statutit të përpiluar nga Ekipi Menaxhues për Asociacion.

Abdixhiku ka thënë se ky draft-statut është më tepër as Asociacion, sipas tij është shtet brenda shtetit.

“Dokumenti i draft-statutit, i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, e i bërë publik në medie është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi – është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës. Ky draft-statut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë”, thotë ai.

Kreu i LDK-së tutje në reagim ka thënë se një trup që nxjerr ligje, nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror.

Abdixhiku ka theksuar se Asociacioni bëhet vetëm nga institucionet e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ndërsa, duhet të marrë pronësinë në procesin vijues. Asociacioni bëhet nga institucionet tona dhe atë vetëm brenda rendit tonë kushtetues. Çdo ikje nga përgjegjësia është dorëzim dhe çdo dorëzim sjellë dokumente e koncepte të tilla; siç ka ndodhur dhe me këtë tani”, është shprehur Abdixhiku në reagim.

Ndryshe, gjatë takimit, të 2 majit një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, kishte prezantuar draft-statutin për formimin e Asociacionit, por që ishte kundërshtuar nga Kurti.

/Shqip.com