Sport Shqiptar

Reagojnë “Plisat” pas vendimit të FBK-s

Me qëllim të shmangies së incidenteve, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim me të cilin ndalon udhëtimet e tifozëve mysafirë për të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Me këtë vendim nuk është pajtuar as tifo-grupi i Prishtinës, “Plisat”, të cilët e kanë cilësuar si diskriminues.

“Cilësojmë si arbitrar për shkak se është marrë një vendim i pabazuar në praktikë, brenda nate, në prag të udhëtimit tonë masovik, dhe jo në fillim të garave, por tek pasi kanë ndodhur disa udhëtime paraprake. Vendimi i Bordit përveçse është diskriminues ndaj gjithë tifogrupeve në vend, konsiderojmë se është mëse dashakeq ndaj klubit kryeqytetas”, thuhet në njoftim.

“Plisat” kishin planifikuar që të udhëtonin drejt Pejës, për ndeshjen e radhës së skuadrës nga kryeqyteti.

/Shqip.com