Sport Shqiptar

Reagojnë “Plisat” pas eleminimit të Prishtinës, ndahen të kënaqur me paraqitjen e klubit të tyre

Tifo-grupi "Plisat"

Kampioni i Kosovës, Prishtina është eleminuar në raundin e tretë të “UEFA Conference League”, shkruan Shqip.com.

Pasi përfundoi rrugëtimi i bardhekaltërve në garat evropiane, kanë reaguar edhe tifo-grupi “Plisat”.

Ata janë ndarë të kënaqur me paraqitjen e klubit të tyre në garat evropiane.

“Një bravo e madhe për të gjithë lojtarët dhe për stadin e KF Prishtinës, arritëm ku nuk mund të arrinte asnjë klub shqiptar deri tani, kjo e gjitha falë angazhimit maksimal të lojtarëve tanë”, shkruajnë ‘Plisat’ në postimin e tyre.

Kryeqytetasit u mposhtën me rezultat 2-0 nga kampioni i Norvegjisë, Bodo/Glimt, duke u eleminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2./Shqip.com