Sport Shqiptar

Reagojnë “Plisat”: Nuk largohemi nga stadiumi, të dielën takohemi në jug

Tifo-grupi "Plisat"

Pasi Federata e Futbollit të Kosovës paralajmëroi Prishtinën se ndeshjet e muajit tetor duhet t’i zhvillojë në një stadium tjetër.

Me këtë vendim nuk janë pajtuar tifo-grupi i klubit “Plisat”.

Ata përmes një postimi në Facebook kanë treguar pakënaqësinë e tyre dhe kanë insistuar se nuk do të largohen nga stadiumi.

“Jeni mësuar që disa herë Prishtinën ta dërgojmë nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as më herët, por këtë herë çdo lojë e PRISHTINËS do të zhvillohet brenda stadiumit të Prishtinës – aty ku i përket e aty ku e ka vendin! Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet! Prishtinë, të dielën krejt bashkë takohemi në jug në stadion aty ku është vendi”, kanë shkruar ata.

Edhe vetë klubi FC Prishtina është shprehur kundër vendimit të FFK-s.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, foli për ndërtimin e një stadiumi kombëtar ku do të luante kombëtarja./Shqip.com