Lajme

Reagojnë nga Aeroporti pas kërcënimit me bombë

Aeroporti "Adem Jashari"

Para pak minutave Policia e Kosovës ka deklaruar se ka marrë një informatë lidhur me një kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lidhur më këtë kanë reaguar edhe nga ana e Aeroportit të Prishtinës.

Lexo edhe:
Kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

Valentina Gara-zëdhënëse në Aeroportin e Prishtinës ka thënë se situatë është e qetë dhe se të gjithë udhëtarët janë evakuuar.

“Njoftim zyrtar, Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombe. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë te sigurte. Ekipet e involvuara ne planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre. Do te ju mbajmë te informuar” ka shkruar Gara.

Kjo është hera e dytë brenda një javë që Aeroporti i Prishtinës është përballur me një kërcënim të tillë./Shqip.com