Reagojnë mediat serbe pas triumfit të Nora Gjakovës, “E ashtuquajtura Kosovë fiton një tjetër medalje olimpike”
Suksesi i xhudisteve kosovare nuk po lë pa u komentuar as nga mediat serbe, shkruan Shqip.com
Ata vazhdojnë t’i referohen Kosovës si e “ashtuquajtura Kosovë” dhe “shteti i vetëshpallur i Kosovës”.
“E ashtuquajtura Kosovë fitoi një tjetër medalje të artë”, kështu shkruan mediumi serb, B92.
Nga ana tjetër, Novosti, medium nga i njëjti vend, shkruan se “Kjo është pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike për një shtet të vetëshpallur”.
Ndërsa, Radio televizioni i Serbisë, ndali transmetimin gjatë ndeshjes finale të Nora Gjakovës kundër xhudistet franceze, Sarah Leonie Cysique.
Nora Gjakova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.
Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në këto Lojëra Olimpike, pasi të parën e fitoi Distria Krasniqi./Shqip.com