Rozë

Reagimi i Loredanës kur e pyesin për planet për martesë

Loredana Zefi

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Loredana Zefi është mjaft e përfolur për jetën e saj private.

Ajo i ka dhënë fund lidhjes me Mozzik, ndërkaq dyshja ende komentohet nga mediat rozë.

Ka kohë që dyshja nuk kanë folur publikisht për njëri-tjetrin, ndërkaq një koment i Loredanës ka marrë vëmendje.

Në një video që reperja publikoi në TikTok, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo “po mendon për martesë ose diçka të tillë.”

Dhe përgjigja e Loredanës ishte: “Unë kam fobi nga martesa vëlla.”

Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik, kanë një vajzë së bashku Hanën.

/Shqip.com