Sport Ndërkombëtar

Reagimi epik i Ronaldos kur e kuptoi që goli nuk ishte i tij (VIDEO)

Ndonëse ishte vulosur edhe nga censori i topit se numri 7 nuk e preku topin, ylli portugez, Cristiano Ronaldo u përpoq pothuajse në çdo mënyrë për të bindur se hapi rezultatin në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Uruguait.

Përveç gjithë kësaj, megjithatë, ka një fotografi që konfirmon se gëzimi i Cristianos për epërsinë e ekipit të tij u zbut kur ai kuptoi se goli ishte shënuar nga dikush tjetër.

Është momenti kur (pasi ka festuar furishëm) ai tërbohet dukshëm me pamjen e ekranit që tregojnë golashënuesin Bruno Fernandes.

/Shqip.com