Lajme Ballkan

Reagime në Serbi për mundësinë e pranimit të Kosovës në KiE

Këshilli i Evropës
Këshilli i Evropës

Kryetari i Partisë Popullore dhe ish-ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, anëtarësimi do të ndodh bazuar në marrëveshjen e fundit që për bazë ka planin franko-gjerman.

Nisja e procedurës së pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sipas tij, është dëshmi se zbatimi i atij planit evropian ka nisur.

“Zbatimi i mëtutjeshëm i planit evropian duhet të ndalet derisa të shkaktohet dëm i pariparueshëm për interesat kombëtare të Serbisë dhe derisa Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë është referendumi për refuzimin e marrëveshjes franko-gjermane. Këtë të hënën në Strasburg do të mbahet takimi i Komitetit të Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet pranimi i Kosovës në KiE. Aty votohet me shumicë, prej dy të tretat e votave dhe Kosova e ka atë shumicë pa kontest, e ka që nga viti 2011, kështu që procedura nuk ka filluar asnjëherë deri më tani. Të hënën me shumë gjasa do të bazohet në dokumentin ku thuhet qartë se bazohet në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit”, ka deklaruar Jeremiq.

Sipas tij me mbajtjen e një referendumi, populli serb do të thotë me vendosmëri “jo” dhe do ta refuzojë atë dokument.

/Shqip.com