Sport Ndërkombëtar

Rayo Vallecano i prish punë Sevillës

Rayo Vallecano

Një barazim. Një hap prapa në “luftën” për titull.

Sevilla ka ndarë pikët me Rayo Vallecanon – pasi ndeshja e xhiores së 28-të në La Liga – përfundoi me rezultat 1-1.

Ani pse mysafirët ishin favoritë në letër, të parët realizuan vendasit.

Kur po zhvillohej minuta e 47-të, Bebe e tundi rrjetën dhe “Estadio de Vallecas” shpërtheu në festë.

Image
Festa e golit nga Bebe

Teksa, pas shumë përpjekeve – andaluzianët arritën që të barazojnë shifrat – me anë të Thomas Delaney.

Deri në fund të takimit, Sevilla u orvat me të gjitha forcat për të rrëmbyer pikët e plota – por nuk arriti do të bënte diçka të tillë.

Image
Momente nga takimi

Pas këtij barazimi – Sevilla mbetet në vendin e dytë – me 56 pikë të grumbulluara. Shtatë më pak se Real Madrid që është lider, por galaktikët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ky rezultat i konvenon më së shumti Barcelonës. Nëse katalunasit arrijnë dy fitore – atëherë i afrohen Sevillës në vetëm dy pikë.

Teksa, Rayo gjendet në vendin e 13-të, me 32 pikë të grumbulluara. /Shqip.com