Raundi i ri i bisedimeve bërthamore Iran-SHBA do të zhvillohet në Oman javën e ardhshme

Sipas kreut të diplomacisë iraniane, Irani dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët zhvilluan sot bisedime në Romë për programin bërthamor të Teheranit, do të vazhdojnë diskutimet më 26 prill në Oman.
“Ne do të takohemi të shtunën e ardhshme në Oman,” tha Abbas Araghchi për televizionin shtetëror iranian, duke sqaruar se “bisedimet në nivel teknik midis ekspertëve do të fillojnë të mërkurën”.
Sulltanati i Omanit ka marrë një rol ndërmjetësues në këto negociata. Më herët, rrjetet televizive iraniane raportuan se bisedimet midis Teheranit dhe Uashingtonit u zhvilluan në një “atmosferë konstruktive”.
“Atmosfera e bisedimeve ishte konstruktive,” raportoi një korrespondent i televizionit iranian, duke shtuar se negociatat e reja mund të zhvillohen “brenda ditëve të ardhshme”.
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim flet gjithashtu për një “atmosferë konstruktive”.
/Shqip.com