Lajme

Berisha shkon në Krujë, tregtarët e veshin me kostumin Kombëtar, një shitëse i dhuron një buf

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se do të bëjë gjithçka që të rinjtë të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi në Krujë, ku zhvilloi një takim me tregtarët në pazarin e qytetit. 
Berisha gjatë takimit me tregtarët veshi edhe një veshje me simbolet kombëtare të Shqipërisë, teksa një shitëse i dhuroi edhe një buf.

Ajo i preu rrugën dhe i tha se në pamundësi për t’ia dhënë dhuratën te dyqani më parë, po ia jepte tani.

“Doktor, në pamundësi për ta dhënë te dyqani qëparë nga shitësja, po ta sjell këtu…!”, i tha qytetarja.

Pasi e dalloi se çfarë ishte, një buf i vogël i gdhendur në dru, Berisha e shoqëroi me pasthirrmë dhe koment-batutë duke e mbajtur dhuratën lart në dorë:

“Aaaaaa… Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi! Eheeee…!”.

/Shqip.com