Lajme

Ratifikohet në Kuvend marrëveshja me Komisionin Evropian, IPA III

Me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim sot është ratfikuar në kuvend marrëveshja për kornizën financiare me Komision Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit të para-anëtarësimit (IPA III).

Në lidhje me ratifikimin e kësaj marrëveshje foli edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se qëllimi i saj është që të krijohet baza ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijojmë bazën e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian të ofruara në kuadër të instrumentit të para anëtarësimit, apo fondet IPA III, për programet vjetore IPA 2021-2027”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Ai tha se kjo marrëveshje do të specifikohet me programe vjetore veç e veç

“Marrëveshja si e tillë përbënë një marrëveshje kornizë, ndërsa për programet vjetore të veçanta do të lidhim marrëveshje financiare veç e veç për secilin program. Ku do të specifikojmë pastaj projektet, sektorët, fondet dhe modalitetet e zbatimit për secilin prej tyre.

Po ashtu ai e ripërseriti se kjo do t’i hapë rrugën Kosovës për të lidhur marrëveshje të tjera për të përfituar nga fondet e BE-së./Shqip.com