Lajme

Ratifikohen tri marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës janë miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Me 81 vota për, 9 vota kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit në mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Projekti quhet “ Projekti i Reformës së ndihmës sociale në Kosovë”.

Ndërsa si të dytë, Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen e Kredisë për projektin “Korniza e qyteteve të gjelbra, dritarja 2: Efiçenca e energjisë së  ndërtesave publike në Prishtinë” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim.

Krahas kësaj, u ratifikua marrëveshja për kredi për projektin e eficienca energjike në ndërtesat publike në Prizren, e lidhur mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim.

/Shqip.com